Në avancimin e objektivave të theksuara më lartë, në Nenin 9, KOTAS do të:
- Krijojë dhe mirëmbajë një web portal, si dhe një fletushkë informativë dhe promotive elektronike, me qëllim të informimit të anëtarëve të tij, partnerëve dhe opinionit në përgjithësi, në lidhje me aktivitetet, si dhe të promovojë shërbimet dhe produktet e anëtarësisë;
- Monitorojë dhe analizojë legjislacionin dhe politikat me ndikim në aftësinë konkurruese të bizneseve relevante (dhe të hisedarëve dhe partnerëve të tyre), që afarojnë në Kosovë dhe Europën Juglindore;
- Përgadisë ose aplikojë raportet dhe hulumtimet relevante në përkrahje të synimeve dhe interesave kolektive të anëtarëve të tij;
- Ngrehë zërin dhe komunikojë në lidhje me pozicionimin e tij, karshi çështjëve me rëndësi për anëtarësinë e KOTAS , përmes mjeteve lokale dhe tjera komunikative;
- Organizojë seminare, workshope, dhe konferenca, me qëllim të edukimit të anëtarëve të saj, si dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit Kosovar në përgjithësi;
- Funkcionojë si ndërlidhës, në emër të tij dhe anëtarëve , me organizatat dhe agjencionet relevante qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare;
- Funkcionojë si ndërlidhës, në emër të tijë dhe të anëtarësisë, në Unionin Europian dhe akterët tjerë relevantë ndërkombëtarë.
|