  |
Në avancimin e objektivave të theksuara më lartë, në Nenin 9, KOTAS do të:
- Krijojë dhe mirëmbajë një web portal, si dhe një fletushkë informativë dhe promotive elektronike, me qëllim të informimit të anëtarëve të tij, partnerëve dhe opinionit në përgjithësi, në lidhje me aktivitetet, si dhe të promovojë shërbimet dhe produktet e anëtarësisë;
- Monitorojë dhe analizojë legjislacionin dhe politikat me ndikim në aftësinë konkurruese të bizneseve relevante (dhe të hisedarëve dhe partnerëve të tyre), që afarojnë në Kosovë dhe Europën Juglindore;
- Përgadisë ose aplikojë raportet dhe hulumtimet relevante në përkrahje të synimeve dhe interesave kolektive të anëtarëve të tij;
- Ngrehë zërin dhe komunikojë në lidhje me pozicionimin e tij, karshi çështjëve me rëndësi për anëtarësinë e KOTAS , përmes mjeteve lokale dhe tjera komunikative;
- Organizojë seminare, workshope, dhe konferenca, me qëllim të edukimit të anëtarëve të saj, si dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit Kosovar në përgjithësi;
- Funkcionojë si ndërlidhës, në emër të tij dhe anëtarëve , me organizatat dhe agjencionet relevante qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare;
- Funkcionojë si ndërlidhës, në emër të tijë dhe të anëtarësisë, në Unionin Europian dhe akterët tjerë relevantë ndërkombëtarë.
Asociacioni Kosovar i Turizmit KOTAS, pos aktiviteteve të planifikuara dhe të dakorduara me donatorët, ofron edhe sherbimet e mëposhtëme, të bazura në participimin financiar të kompanive të interesuara Antare, dhe të tjera, me çmime më të volitshëme për Antarsinë:
- Sherbimet e përbashkëta konsultative, administrative për antarsinë e KOTAS (Këshillimet dhe mbrojtja juridike; Këshillimet në lidhje me tatimet; këshillimet ne lidhje me Kontabilitetin dhe mbajtjen e librave, si dhe sherbime tjera administrative);
- Përgaditja e analizave profesionale dhe ekspertizave, në faza të ndryshëme të investimeve, për antarsinë dhe kompanitë tjera;
- Përfaqësimi professional dhe juridik i antarsisë dhe kompanive tjera, në llogari dhe benefit të tyre, ne vend dhe jasht vendit.
- Organizimi i kurseve të veçanta, Work shop-eve dhe tryezave, me të gjithë akterët dhe autoritetët relevante, lidhur me çështjet ligjore dhe të tatimeve, me interes për antarsinë e KOTAS;
- Mbrojtja e Konsumatorëve dhe analizat, raportet dhe informatat, në lidhje me aspektet e Sigurisë dhe Cilësisë së produkteve dhe sherbimeve, me interes për mbrojtjen e antarsisë së KOTAS;
- Organizimi i IATA dhe trainimeve profesionale dhe liçencimin për agjencionet turistike, antarë të KOTAS;
- Organizimi i Garave Vjetore të prodhimeve dhe sherbimeve turistike, në mes të antarëve të KOTAS;
- Organizimi i Panairit Vjetor të Turizmit Kosovar, në bashkveprim me MTI - DT;
- Organizimi i udhtimeve Studiuse dhe të rastit, sipas nevojave të antarsisë;
- Organizimi i Festimit të Vitit të Ri Turistik, me qëllim të shoqërimit dhe mbledhjës së fondeve shtesë për KOTAS;
- Organizimi i Prezentimit dhe Festivaleve të prodhimeve dhe sherbimeve, për nevojat e antarsisë dhe te tjerëve;
- Ofrimi i sherbimeve tjera, me interest e antarsisë, në pajtim me Statutin dhe Ligjin;
- Organizimi i mbledhjeve të përbashkëta dhe Tryezave, së bashku me kompanitë komerciale dhe prodhuesit vëndor, lidhur me nevojat e Antarsisë, që kan të bëjnë me cilësinë dhe kushtet komerciale të shitjës.
...........(1 dhe 2)
Propozimi i Strukturimit Sektorial dhe Regjional te KOTAS
I. Sistemi sektorial i Ombrelles
A. Sektori i Akomodimit
Hotelet dhe motelet;
Qendrat Turistike (Qendrat e skijimit, Banjat, Qendrat Rekreative e të ngjashme);
Objektet tjera akomoduese;
Nënsektori i Bed & Breakfast; Youth hostelling;
B. Sektori i Gastronomisë
Restoranet dhe Baret;
Kafeteritë pab-et dhe të ngjashëme;
Embeltoret dhe Furrat e bukës - Konditeritë;
Ushqimi Institucional dhe ofruesit e pijeve.
C. Sektori i Agjencioneve Turistike the të Udhëtimit
Tour - operatoret dhe shitësit e paket-aranzhmaneve;
Agjencionet e udhëtimit;
Guidat turistike;
Organizatoret e Konferencave e te ngjashëme;
D. Sektori i Transportit
Transporti Ajror;
Transporti me autobus - Automobilistikdhe shatle ;
Transporti Hekurudhor;
Rentimi i automobilave.
E. Sektori i Trashëgimisë dhe zbavitjes
Trashëgimia Historike;
Trashëgimia Kulturore;
Etno Trashëgimia;
Zbavitja.
F. Sektori i Inkorporuar
Prodhuesit dhe zejtaret e relevancës turistike;
Kompanitë Komerciale të relevancës turistike;
Shkrimtarët, gazetarët dhe mediat e relevances turistike;
Edukimi Profesional në Turizëm dhe Hotelieri;
Nënsektori i Ekspertëve të relevancës turistike .
Entitetet e Rregullta të inkorporuara
Kompanitë e asocuara dhe entitetet tjera juridike, të regjistruara në kuader të Sektorëve Ombrellë A; B; C; D;
Kompanitë dhe entitetet tjera juridike, domicile biznesor it ë cilave gjëndet jasht vendit;
Institutet Historike dhe kulturore, dhe animatoret e zbavitjes;
Institucionet Arsimore Profesionale të turizmit dhe Hotelierisë.
2. Personat e Rregullt të relevancës turistike
Ekspertët dhe profesionistët e relevancës turistike;
Shkrimtarët dhe gazetarët e relevancës turistike.
3. Antarët e Inkorporuar
Prodhuesit dhe zejtarët e relevances turistike;
Kompanitë komerciale të relevancës turistike.
4. Antarët e Nderit
Individët e dedikuar e që kan dhënë kontribut të jashtëzakonshem për zhvillimin e Asociacionit dhe turizmit Kosovar në përgjithsi;
Dhënësit e rregullt dhe të spikatur të donacioneve.
III. Kriteriumet për Strukturimin e tipit Ombrellë
- Klasifikimi biznesor Sektorial;
- Nënsektori i veçuar me interesa dhe tipare të veçanta;
- Numri i antarësisë aktuale;
- potenciali i antarësisë në Sektor dhe nënsektor;
- Vëllimi i kuotave të antarësisë.
IV. Strukturimi regjional i Asociacionit Ombrellë
- Implementatimi i strukturës regjionale, pervojat nga Plani Strategjik i Hotours-it;
- Çdo regjion përfaqësohet në Bordin Drejtues, të Asociacionit Ombrellë, nga përfaqësuesi i i zgjedhur ose i deleguar nga Konferenca Regjionale;
- Përfaqësuesit e 6 regjioneve do të zgjedhin në Mbledhjen e parë të Bordit, antarin e tyre të Presidencës.
V. Kuotat e antarësisë
Propozimi i kutave të antarësisë është dhënë në mënyrë të veçantë.
VI. Strukturimi i tipit të Ombrellës
Asambleja e Përgjithshëme ,
President i Asociacionit Ombrellë , i votuar nga Asamblea;
3 Presidenca e KOTAS: Presidenti 1+ 9 anëtarë = 10 anëtarë të Presidencës:
- 6 Drejtorët e sektorëve, të deleguar nga Sektorët;
- 1 Sub sector Asistent i Drejtorit, i deleguar nga Nënsektori;
- 2 përfaqësues të regjionëve, të deleguar nga Bordi;
4. Bordi i KOTAS
Kryetari i Bordit 1 + 17 anëtarë = 18 anëtarë të Bordit
- 7 anëtarë , një anëtarë për çdo sektor;
- 1 anëtarë i nderit
- 2 një anëtarë nga Nënsektori;
- 7 përfaqësues të regjionëve,
- Presidenti i KOTAS.
5. Konferenca Regjionale
- 6 konferenca regjionale me 6 Kryesues rotativë në çdo vjet;
- Mbledhja e Konferencës mbahet një herë në vit.
6. Mbledhjet e Sektorëve, Drejtori i Sektorit
- 6 përfaqësues të sektorëve dhe 2 Nëndrejtor të Nënsektorëve,
7. Drejtori Menagjues, i zgjedhur nga Presidenca.
VII . Trupat Ekzekutive të Presidencës dhe Bordit
Komisionet;
Grupa e Ekspertëve;
Grupet Punuese;
Grupi Monitorues dhe i inspektimit;
Komisioni i auditimit.
Komisioni i Etikës Profesionale
..........(3 dhe 4)
5 . Pjesëmarrja në Panairin Kosovar të Turizmit 2007
Në pajtim me Planin e Aktiviteteve të KOTAS për vitin 2007, Asociacioni mori pjesë në Panairin Kosovar të Turizmit 2007, me stendën ekspozuese prej 140 m 2 . Panairi ishte organizuar nga Departamenti i Turizmit të MTI dhe Kompania për organizimin e panaireve - CEO nga Prishtina, me pjesëmarrjen e Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë dhe komunave nga Struga (Maqedonia) dhe Ulqini ( Mali i Zi). Panairi zgjati 3 ditë prej 4 - 7 Qershor.
6 . Mbledhja e parë e Presidencës së KOTAS
Në mbledhjen e parë të Presidencës, të mbajtur më 4 Qershor 2007 në zyrën e re të KOTAS në Prishtinë, u trajtuan disa çështje të rëndësishme nga agjenda e mbledhjes. Anëtarët e Presidencës shprehën kënaqësinë e tyre me procedurat e gjerëtanishme të implementuara, si dhe me parakushtet e favorshme të Zyrës, duke i falënderuar Zyrës së GTZ në Prishtinë, të domosdoshme për vazhdimin e funksionimit të KOTAS. Përveç përkrahjes së plotë të Planit të aprovuar të Aktiviteteve për vitin 2007, Presidenca bëri vlerësim pozitiv për vazhdimin e fazës së dytë të Projektit "Bed and Breakfast në Kullat e Mazrekajve", fillimisht e udhëhequr nga Shoqata B&B, me aprovimin e GTZ. Pas themelimit dhe fillimit të suksesshëm të funksionimit të KOTAS, Zyra e GTZ në Prishtinë propozon kontrollin e plotë dhe menaxhimin e këtij projekti nga Zyra Regjionale e KOTAS në Pejë.
7. Certifikata mbi regjistrimin e KOTAS
Më 27 Qershor 2007, KOTAS-it iu dorëzua certifikata mbi regjistrimin, me të cilën Asociacionit i mundësohet fillimi i implementimit të aktiviteteve të planifikuara dhe të tjera, në pajtim me Ligjin dhe Statutin. Si procedimi i regjistrimit ashtu edhe dokumentet e dorëzuara nga Zyra e Regjistrimit, u vlerësuan si shumë profesionale dhe të kompletuara, në pajtim me Ligjin dhe Pprocedurat Administrative. Respetivisht, dokumentet e dorëzuara, si më i rëndësishmi Statuti, janë trajtuar si një ndër dokumentet më profesonale të dorëzuara në këtë zyrë.
8. Evaluimi i Programit të GTZ mbi Ekonominë e Promovimin e Punësimit
Zyra e GTZ në Prishtinë, së bashku me Zyrën Qendrore nga Gjermania, organizuan Vlerësimin e Programit të GTZ mbi Ekonominë dhe Promovimin e Punësimit, për dy vitet e kaluara prej 01.01.2004 - 31.12.2007. Lidhur me këtë, dy anëtarët e KOTAS, njëri nga Presidenca dhe tjetri nga Bordi, kanë qenë drejtpërsëdrejti të intervistuar më 10 Qershor 2007 dhe kanë marrë pjesë në intervistimin sipas sistemit Eval. Më 16 Qershor 2007, u organizua nga GTZ në Prishtinë,Work shop-i njëditor, në Vilën Gërmia, me partnerët nga të trija pjesët e Programit: Shoqata e Industrisë së Drurit, Industrisë së Metaleve dhe Asociacionit të Turizmit KOTAS. Fatbardhësisht, implementimi i Programit është vlerësuar i suksesshëm.
9. Rishikimi i Progresit të Programit "Zhvillimi Ekonomik dhe Promovimi i Punësimit Kosovë" (PN 2005.2024.7)
Duke vlerësuar pozitivisht Programin si tërësi, gjithashtu edhe pjesën mbi Turizmin, është ftuar zyra e KOTAS, që në cilësinë e partnerit gjeneral për Turizëm, të nënshkruajë Rishikimin e Progresit të Programit mbi Zhvillimin Ekonomik dhe Promovimin e Punësimit Kosovë (PN 2005.2024.7). Nga ana e KOTAS, dokumenti është nënshkruar nga Presidenti z.Zekë Çeku. Ekipi vlerësues rekomandon implementimin e fazës së tretë të Programit, sipas planifikimit, për dy vitet e ardhshme.
10. Kontrata subsidiare e Zyrës së GTZ në Prishtinë me KOTAS
Pas themelimit dhe rezultateve fillestare në funksionimin e suksesshëm të KOTAS, nga ana e GTZ, iu ofrua KOTAS-it nënshkrimi i Kontratës Subsidiare Lokale, në mes të GTZ dhe Bordit të KOTAS. Kontrata e nënshkruar ka për qëllim implementimin e Projektit Donator nga Zyra e z.Welling në Prishtinë, për fuqizimin e KOTAS dhe implementimin e Planit të Aktiviteteve të tij. Kontrata u nënshkrua më 18 Korrik 2007, me të cilën sigurohet përkrahja fillestare për Zhvillimin e Turizmit në Kosovë. Krahas shumës së konsiderueshme nga kjo Kontratë, KOTAS-it i është premtuar ndihmë plotësuese e drejtpërdrejtë për zhvillimin e aktiviteteve të tij dhe akterëvëe tjerë të relevancës turistike.
11. Kontrata mbi Shërbimet e Konsulencës
Duke vlerësuar si të domosdoshme fuqizimin e mëtutjeshëm dhe rezultate më të mira nga Programi përkrahës i Zyrës së GTZ për Zhvillimin e Turizmit në Kosovë, më 18 Korrik 2007 u nënshkrua Kontrata mbi Shërbimet e Konsulencës së Ekspertit, në mes të Zyrës së GTZ në Prishtinë dhe z.Zekë Çeku - Ekspert i Turizmit nga Prishtina. Qëllimi i kësaj kontrate (i përfshirë në "Termat e Referencës së Kontratës"), ishte "Shërbimet e Konsulencës në kuadër të aktiviteteve për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit në Kosovë", me angazhim të posaçëm në përkrahjen e KOTAS-it.
12. Tryeza e rrumbullakët në Grykën e Rugovës
Më 20 Korrik 2007, u mbajt Tryeza e rrumbullakët me titull "Identifikimi i Produkteve Turistike në Bjeshkët e Nemuna", e cila u realizua në Grykën e Rugovës në "Rugova Camp". Me këtë rast u promovuan dy projekte të KOTAS për vitin 2007, vazhdimi i fazës së dytë të Projektit "Bed and Breakfast" dhe vazhdimi i Pilotprojektit "Bjeshkët e Nemuna".......
|
|

Mikpritja së pari |
Asociacioni Kosovar i Turizmit KOTAS
STATUTI I ASOCIACIONIT KOSOVAR TË TURIZMIT KOTAS
ASOCIACIONI KOSOVAR I TURIZMIT (“KOTAS”)
Kosovo Tourism Association (“KOTAS”)
Turisticko Udruzenje Kosova (“KOTAS”)
|
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky Statut rregullon: Emrin, selinë dhe territorin e Asociacionit; qëllimin dhe përmbushjen e qëllimit; Organet Drejtuese (Asamblea e Përgjithshme, Prezidenca, Presidenti i Asociacionit, Bordi Drejtues (GOB), Konferencat e Sektorëve, Konferencat Regjionale, raportin në mes të këtyre organeve, kompetencat dhe kushtet për zgjedhjen dhe revokimin e tyre; Të drejtat, obligimet dhe detyrimet e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme, Konferencave të sektorëve dhe atyre regjionale; Përgjegjësitë dhe kompetencat e Drejtorit Ekzekutiv; Presidencës dhe komiteteve të Associacionit, rolet e tyre dhe të drejtat e përfaqësimit; Asetet, kontabilitetin dhe disponimin me të hyrat; Gjuhët zyrtare dhe ato të përdorimit të Asociacionit; dhe Proçedurat në rast të shpërndarjes së Asociacionit....
(për më tepër download word ikonën në vazhdim)
|
|
|